Loading…

Sveçla ‘ia ngjet’ dorën Bahtirit, aksionin e Policisë Speciale e përdorin për fushatë elektorale

  • 03/10/2021 | 18:30

Sveçla ‘ia ngjet’ dorën Bahtirit, aksionin e Policisë Speciale e përdorin për fushatë elektorale

Qeveria Kurti e ka mohuar vazhdimisht se aksioni në veri të vendit nuk ka të bëjë aspak me fushatë elektorale, por nuk po del të jetë krejtësisht kështu. Ky aksion policorë ku janë vënë në rrezik jetët e Policisë Speciale, nuk është hezituar aspak nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të përdorët gjatë fushatës së Agim Bahtirit, kandidatit të VV’së në Mitrovicën e Jugut, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë prezantimit të kandidatëve për asamble në Mitrovicën e Jugut, nga Lëvizja Vetëvendosje, e që prezent ishte ministri i Punëve të Brendshme, nuk ka lënë pa e përdorur aksionin e Policisë Speciale në veri të Kosovës që të përmendet gjatë fushatës që po bëhet për kandidatin e e VV’së, Agim Bahtiri. Ai bilës edhe e ka falënderuar Bahtirin për siç ka thënë ndihmën dhe kontributin gjatë kohës së operacionit në veri.

Svecla në këtë tubim elektoral që po bëhej për  kandidatin e e VV’së, Agim Bahtirit, ka thënë se nuk mundte mos me e përmend ditën të jashtëzakonshme për të mos falënderuar policisë dhe qytetarët për tejkalimin e sfidës, siç e ka quajtur ai.

“Po ashtu është e rëndësishme që kjo po bohet në një ditë të jashtëzakonshme për Kosovën e Mitrovicën, nuk du me e humbë assesi rastin me e falënderua secilin pjesëtar të Policë të Kosovës dhe secilin qytetarë që kanë ndihmu me e tejkalua edhe një sfidë të radhës, e të hapim një kapitull të ti për Republikën e Kosovës”, tha Xhelal Svecla në një tubim elektoral të kandidatit të VV’së, Agim Bahtiri, për Mitrovicën e Jugut.

Ai gjithashtu e ka falënderua Bahtirin si ndihmues në këtë aksion.

Ndërsa, ky veprim i qeverisë ishte kritikuar edhe nga opozita, si shfrytëzim për fushatë elektorale, dhe se zbatimi i reciprocitetit për targat duhet të ishte bërë përmes policisë rrugore dhe jo asaj speciale.

Duhet theksuar gjithashtu se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shfrytëzuar aksionin  për fushatën zgjedhore, ditën kur kishte hyrë policia në verime 20 shtator.

Ditën e operacionit në veri, ai shihet në një fotografi me tre policë të Kosovës.

Bahtiri po lufton që të marrë edhe mandatin e tretë në krye të Mitrovicës, duke qenë kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje, e për të arritur këtë fitore nuk po kursehet as aksioni i Policisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targat serbe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë