Loading…

Sveçla: Ka kaluar koha kur ofendoheshin policia, Albin Kurti dikur i quante ‘majmunë’

  • 06/06/2021 | 19:16

Sveçla: Ka kaluar koha kur ofendoheshin policia, Albin Kurti dikur i quante ‘majmunë’

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka reaguar pas arrestimit të veteranit të Luftës së UÇK’së, Faik Fazliu, duke thënë se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga siç i ka quajtur ai “të fortët”, ndërsa vetëm disa vite më parë shefi i tij, dhe lideri i VV’së, në protestat e organizuar nga kjo parti i quanin policët e Kosovës majmun si dhe i sulmonin me gjësende të forta, shkruan Gazeta Metro.


Pas arrestimit të veteranit të UÇK’së, Faik Fazliu, nga Policia e Kosovës, ka pasur reagime nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelaal Sveçla, i cili ka shkruar se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga siç i ka quajtur ai “të fortët”.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga siç i ka quajtur ai “të fortët”.

“Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”. Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin”, ka shkruar Sveçla.

Por jo shumë kohë më parë, jo vetëm Xhelal Sveçla por edhe shefi i tij, kryeministri Albin Kurti, gjatë protestave të dhunshme që organizonin partia e tyre Lëvizja Vetëvendosje, kur këta ishin në opozitë, i sulmonin me gurë dhe fjalë të rënda e fyese Policinë e Kosovës.

Në videon më poshtë, mund të dëgjoni se si Albin Kurti e quante komandantin e policisë ‘majmun’ dhe i bërtiste ‘ikë’.

Kurti i fyente Policinë e Kosovës duke i quajtur majmunë, e duke i akuzuar për poshtërim të tyre në veri të Ibrit./gazetametro.net

‘Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë sulmohen’: Sveçla ‘harroi’ se si dikur gjuante me gur policët

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë