Loading…

Sveçla me ultimatum për dorasin e ngjarjes në Deçan: Sa më parë që dorëzohesh më mirë për qytetarët

  • 27/11/2021 | 15:22

Sveçla me ultimatum për dorasin e ngjarjes në Deçan: Sa më parë që dorëzohesh më mirë për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media për rastin tragjik të Deçanit, ku humbën jetën tre persona, shkruan Gazeta Metro.


Ministri Sveçla ka thënë se tashmë ka informacione të ndryshme të cilat Policia nën direktivat e Prokurorisë po i trajton një nga një.

Tutje ai ka dhënë ultimatum vrasësit që të dorëzohet.

“Janë duke u trajtuar disa pista, të cilat Policia është duke i hetuar. Unë i bëjë ultimatum vrasësit që të dorëzohet. Kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka thënë se janë duke u koordinuar me Prokurorinë Speciale dhe AKI’në.

Ndrysh edhe Policia e Kosovës ka dal sot me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë