Sot një person vdiq në QKMF të Lipjanit, e për të cilin, Xhelal Sveçla i VV’së thotë se ka qenë ish-cimer i Astrit Deharit, dhe i cili sipas tij, llogaritet si dëshmitar kryesor.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, ka shkruar në Facebook për këtë, duke shtuar një habi të tij për rastin.
‘Në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor, ish-cimeri i dhomës së Astrit Deharit. Çka po ndodhë…’, ka shkruar Sveçla.
Ndërkaq, Metro sot raportoi për vdekjen e N.M, i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, i cili ishtë nën dyshimin për veprën ‘vrasje e rëndë në ndihmë’./gazetametro.net
http://gazetametro.net/vdes-i-paraburgosuri-ne-lipjan/