Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë në publik një video, ku sipas tij janë sulmuar dy shqiptarë, nga “Milicia fashiste”, siç i cilëson ai, shkruan Gazeta Metro.
Sveçla tha se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.
Ai tha se ky është një akt dhune dhe se duhet të dënohet, dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.
Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi.
Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës./gazetametro.net