Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpriti ndryshimin e prezencës së sigurisë në Urën Kryesore të Mitrovicës, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë një deklarimi nga ura, Sveçla tha se prania e Policisë së Kosovës lidhet me fazën e re të tranzicionit, në të cilën KFOR-i po nis të reduktojë gradualisht angazhimin e tij të përhershëm në këtë lokacion.
Sipas tij, kalimi i përgjegjësive do të bëhet përmes bashkëpunimit dhe koordinimit me KFOR-in, i cili deri tani ka pasur rolin kryesor në garantimin e sigurisë në këtë pikë.
Sveçla e cilësoi këtë zhvillim si një hap pozitiv në forcimin e rolit të institucioneve vendore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Urën e Mitrovicës./gazetametro.net