Loading…

Sveçla – Rusisë ‘mos rrej’, në Ukrainë s’ka kosovarë

  • 27/06/2022 | 22:45

Sveçla – Rusisë ‘mos rrej’, në Ukrainë s’ka kosovarë

Sipas zëdhënësi në ministrinë e mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov, edhe kosovarët i janë bashkuar Ukrainës në luftën kundër Rusisë.


Bile, sipas tij 156 kosovarë janë bërë luftëtarë atje, derisa 60 tashmë kanë vdekur.

Jashtë kësaj liste rusët nuk e lanë as Shqipërinë, të cilën e vendosen veç pak më poshtë se Kosova.

Megjithatë, ministri për punë të brendshme, Xhelal Svecla, siguron që asnjë kosovarë nuk është në vatër lufte.“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës tu luftë në Ukrainë.

Këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet ta sulmoj jo vetëm Kosovën por edhe vendet e tjera të perëndimit me qellim te arsyetoj luftën e saj”, ka deklaruar Svecla.

Sipas njohësit sigurisë, Hajrullah Ternava, Rusia i publikoi këto të dhëna për ti dërguar mesazh Serbisë, se gjoja Kosovën e kanë armikun e përbashkët.

Sipas Ternavës organet e sigurisë e më së shumti Agjencia e Kosovës për Inteligjence janë duke mbikëqyr qytetarët për lëvizjet e tyre potenciale drejtë Ukrainës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë