Loading…

Syla: Abdixhiku u bë një ‘Vetëvendosje 2.0’, shkarkoi njeriun që ia kishte inat Kurti

  • 17/06/2021 | 21:09

Syla: Abdixhiku u bë një ‘Vetëvendosje 2.0’, shkarkoi njeriun që ia kishte inat Kurti

Gazetari Valon Syla ka folur për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë.


Syla në Pressing të T7 ka kritikuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun për një vendim të tillë.

Ai tha se Abdixhiku më këtë veprim u bë një “Vetëvendosje 2.0”, pasi sipas tij, ai shkarkoi njeriun që më së shumti ia kishte inat Albin Kurti.

“Ai në momentin që u zgjedh të parin njeri që e shkarkoi, e shkarkoi njeriun që ia kishte inat më së shumti Albin Kurti, pra u bë një Vetëvendosje 2.0. Abdishiku i mëshoi pushkë Agim Veliut dhe zani nuk iu dëgjua”, tha Syla.

Tutje, Syla tha se Abdixhiku do duhej të veprone sikurse Ibrahim Rugova e Kadri Veseli të cilët nuk shkarkonin njerëz brenda partisë së tyre.

“Për inati të Albin Kurtit është dashtë LDK-ja me e rujt Agim Veliun. Vec nëse ka pak burrni në LDK është dashtë mos me shkarku. Ibrahim Rugova ka qenë kryetar nuk e ka shkarku askë në LDK. Kadri Veseli nuk ka pasë kumedit cfarë simpatie për Fatmir Limajn, nuk e ka shkarku, bile i ka thënë Fatmir Limajt kthehu në parti. Ne e dishim që nuk e ka përnjëmend, po në njëfarë forme nuk po e shkarkon”, tha Syla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë