Loading…

Syla: Albin Kurti po dëshiron të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, ekziston një dëshirë e fshehtë

  • 03/12/2019 | 21:48

Syla: Albin Kurti po dëshiron të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, ekziston një dëshirë e fshehtë

Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti po dëshiron që të shkojë edhe një herë në zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka thënë se ekziston një tendencë e fshehtë nga Albin Kurti, ku ka deklaruar në qarqe dhe takime private se ka synim që shkon edhe një herë në zgjedhje dhe të fiton mbi 45% të votave.

“Ekziston një dëshirë e fshehtë, tendenca për t’u rifutur në zgjedhje pa krijuar Qeveri, një synim i Kurtit që arrin të fiton mbi 45 % të votave në Kosovë”, tha Syla.

“Ka zëra që besojnë se Albin Kurti të gjithë këto vonesa, është një qëllim i fshehtë i Kurtit që të futet përsëri në zgjedhje dhe ai seriozisht mendon se në një palë zgjedhje të reja ai do t’i fitonte mbi 45% të votave”, tha Syla.

Po ashtu Syla ka deklaruar se marrëveshja e koalicionit mes dy partive nuk po bëhet për shkak edhe të pozitës së Presidentit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë