Loading…

Syla: Bashkimi kombëtar mund të ndodh nëse 5 shtetet e BE’së nuk e pranojnë Kosovën

  • 23/02/2021 | 23:36

Syla: Bashkimi kombëtar mund të ndodh nëse 5 shtetet e BE’së nuk e pranojnë Kosovën

Gazetari Valon Syla ka thënë arsyet se pse Kosova konsiderohet shtet multietnik.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Pako e Ahtisaarit ka ndikuar që Kosova të konsiderohet si shtet i tillë për shkak të Kishave Ortodokse që ndodhen brenda territorit të Kosovës dhe janë përvetësuar nga serbët.

“Kosova është multi-etnike për shkak të Kishës Ortodokse”, ka thënë ai.

Ai ka thënë tutje se nëse 5 shtetet e BE’së që nuk e njohin Kosovën e marrin këtë arsye si shkak që të mos njohin Kosovën.

“Nëse nuk e konsiderojnë këtë si shtet multi-etnik për shkak të disa arsyeve, atëherë duhet të mendojmë zgjidhje tjera. Njëra ndër to është bashkimi kombëtar. Nuk do kishim zgjidhje tjetër”, shtoi ai.

Kosova është ndër shtetet e rralla në botë që përkundër faktit që ka një etni shumicë të popullsisë homogjene, konsiderohet si shtet multi-etnik.

Sipas numërimit të fundit të popullsisë, në Kosovë jetojnë 92% shqiptarë ndërkohë pjesën tjetër e përbëjnë komunitetet. Serbët janë të dytët me diku 5% e pastaj vijnë boshnjakët, turqit, komuniteti RAE etj…

Syla po ashtu ka thënë se bashkimi kombëtar duhet të merret më seriozisht si çështje me rëndësi nga partitë shqiptare në Kosovë dhe të trajtohet sikur temë me rëndësi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë