Loading…

Syla: BE’ja e ka leçitur Kosovën për disa vite në çdo proces

  • 21/10/2019 | 22:05

Syla: BE’ja e ka leçitur Kosovën për disa vite në çdo proces

Analisti politik, Valon Syla, ka folur për veprimet e fundit të Bashkimit Europian, të cilët pavarësisht plotësimit të kritereve, vendet e Ballkanit Përendimor po vazhdojnë t’i mbajnë jashtë, duke thënë se ata po e ‘leçitin’ rajonin, shkruan Gazeta Metro.


Në Analizën Zgjedhore, Syla ka thënë se BE’së nuk po i intereson se a i ka përfunduar Kosova detyrat e saj.

“Kosova dhe rajon, për disa vite është lecitur në cdo proces. Atyre nuk po u intereson se a i kemi përfunduar detyrat tona, ata po presin deri t’i përfundojnë proceset e veta”, tha ai.

Tutje, Syla shtuar se BE po i jep Kosovës ‘shuplaka diplomatike’.

“Përderisa BE’ja na jep shuplaka diplomatike dhe nuk e pranon, ne kemi protesta kunder dhe pro kurdëve dhe Erdoganit. Ne kohën kur Serbia bombardohej prej NATOs, e që kurdēt protestonin pro Serbisë”, ka thënë ai.

Anlisti politik ka folur edhe për dy skenarët apo hapat që duhet të ndërmerren pas këtij vendimi të BE’së, duke theksuar se duhet të jenë pro-integrimit në BE si dhe të bëhet integrimi ndërshqiptar te unioni.

Në fund, Syla ka theksuar se nëse Kosova nuk hynë në një proces të integrimit të brendshëm, BE nuk do t’i merr kurr seriozisht shqiptarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë