Loading…

Syla: Budallaku serb forcoi pavarësinë e Kosovës, çka e humbi në diplomaci iu kthyen Kurtit e le ti shfrytëzojë tani mirë me koordinim 

  • 28/09/2023 | 22:11

Syla: Budallaku serb forcoi pavarësinë e Kosovës, çka e humbi në diplomaci iu kthyen Kurtit e le ti shfrytëzojë tani mirë me koordinim 

Gazetari Valon Syla shtoi se nuk duhet lejuar Serbinë tani e të shfrytëzohet nga diplomacia e Kosovës që të vendosë status quo të re me këtë krizë e të këmbëngulë në zgjidhje si bashkëpunuese në dialog, transmeton Gazeta Metro.


Syla e theksoi se kjo çështje do të mund të shfrytëzohet për bllokim nga pala serb e megjithëse e kanë bërë bërllok dhe e kanë dëmtuar veten jashtëzakonisht, aq sa i shpërlanë gabimet e mëdha diplomatike të qeverisë Kurti. Do të ketë tendenca që të vendoset një status quo tjetër, kjo qeveri nuk duhet lejuar të përfshihet në këtë tendencë.

“Tash është kohë e rëndë e ka tendenca që të keqkuptohen. Atje në Serbi do të ketë zgjedhje e me siguri atje këto ngjarje do t’i përdorin për popullizëm. Tendenca e Vucic me gjasë është që të fitojë edhe një mandat atje, me këtë bagël e krim terrorist që e bëri në veri të Kosovës e diplomacisë ta fitojë një status quo. Të na tërheqë nga bisedimet, të ndalet ora në veri e të mos zgjidhet aty asgjë, të gjithë të vazhdojmë të vajtojmë.”

Qeveria e Kosovës, Kurtin dhe Gërvallën e theksoi si akterë kryesor Syla, në gabimet diplomatike të Kosovës së mëhershme, tani kanë rastin të kthejnë në një fitore diplomatike atë. Me ca skepticizëm por Syla e shtoi se propozimi i presidentes Osmani është një hap, siç është edhe reagimi i kujdesshëm i kryeministrit Kurti ndaj deklaratës së homologut të tij Edi Rama për ‘KFOR të marrë kontrollin e Veriut’.

“Diplomacia e Kosovës këtu duhet të shfrytëzojë këtë ta përdorë për të mirën e vet e të mos lejojë që të vazhdojë kjo status quo të kërkojë konferencë të veçantë, duke qenë e gatshme për bisedime që nuk po e shohim aq te qeveria Kurti, megjithëse se presidentja Osmani e bëri një hap”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë