Gazetari dhe komentatori politik Valon A. Syla ishte i drejtpërdrejtë në skepticizmin e tij se nëse zvarritet çështja e plotësimit të ligjit për Specialen do të ketë pasoja të rënda që thellojnë krizën politike dhe institucionale në vend, transmeton Gazeta Metro.
Syla komentoi situatën pas daljes së krytearit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të shtunën mbrëma ku s’kishte rezultat konkret për një ujdi rreth amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Nashta sja ka pi sorra mendt krejt Albin Kurtit me rrejt perseri. Nese edhe sot e zhagit, dmth ky njeri pernime paska nje antipati armiqësore dhe obsesive kundër UÇK.
E pra runa Zot se paska me pjellë e zeza ditë.”- shkroi Syla të shtunën.
Hamza ishte i prerë se PDK nuk do të shkojë tutje në zgjedhjen e presidentit nëse nuk konsiderohet ky përmirësim i legjislacionit si parësor dhe i përfunduar sipas të gjitha procedurave./gazetametro.net