Gazetari Valon Syla foli të enjten rreth euforisë që po vlon në Kosovë e keqkuptimeve e çështjes kyçe që po i shmangen Vetëvenosja qëllimisht, se asgjë s’ka përfunduar, transmeton Gazeta Metro.
Nuk la hapësirë për shumë spekulim apo keqkuptim komentatori politik, drejt e në çështje u fut që të shpartallojë iluzionet e mundshme në publik.
“Këtu është një keqkuptim i madh edhe prej mediave dhe prej njerëzve të Vetëvendosjes që po i shoh që tash paskan nisur edhe një betejë me media, paskan probleme me kolegun tonë Astrit Gashi. Duan t’i qërojnë do hesape që nuk qërohen. Nuk është koha. Problemi me këta njerëz është që nuk po e kuptojnë se pse ne kemi ende masa prej amerikanëve dhe prej BE’së. Këtu është një problem i madh e një rrenë e madhe që nuk po mund ta gëlltisë Vetëvendosja.”
Faktet i rendit rresht, Syla, për situatën dhe meritat e secilit deri tani, duke lartësuar policinë e aspak qeverinë duke shtuar e kujtuar atyre që shtiren se kanë harruar se Kosova është ende nën sanksione të SHBA e BE, i pëlqeu ose jo dikujt.
“I zuri krejt kjo situatë, ky sulm, i zuri zgafil, krejt informatat i erdhën nga jashtë edhe po të mos ishte koordinimi… a doli ambasadori Hovenier e na tha që gjithçka është në kooordinim. Po qeveria nuk është në koordinim. Po të ishte Albin Kurti i koordinuar nuk do të flisnin me Vjosa Osmanin ata. S’do e thërrisnin Vjosa Osmanin në Amerikë. Pse s’po e thërrasin Albin Kurtin në Amerikë? Këtu është problemi.”
Ma pas në vazhdim me ton të lartë apeloi që kjo nuk është koha për masa gjysmake dhe të gjithë kosovarët, posaçërisht këta në qeveri duhet të kryejnë detyrën e tyre e të punojnë në heqjen e masave ndaj Kosovës duke e shfrytëzuar momentumin politik dhe përparësinë që ia dhuroi Serbia se sa për punën e deritanishme, ende Kosova është nën sanksione.
“Albin Kurti duhet ta kuptojë një gjë si kryeministër i Kosovës, deshën apo jo të bëhen nervoz. Afrim Bunjaku vdiq në detyrë duke e kryer punën e vet. Një qytetar, një polic, një gardian i Republikës së Kosovës,. Sot hero. Familjen e la në shtëpi duke e kryer punën e vet. Pyetja është a po e kryen detyrën e vet qeveria e Kosovës. Nuk është puna e tyre sot të merren me Djokovic. Si merret me Djokovic një qeveri. Si merret kjo me këtë punë. Kanë hy 30 vetë të armatosur në vend që ende s’është neutralizuar këta dalin tash merren sportista e këso sondazhe nëse po i fitojmë zgjedhjet. Albin Kurti njëherë në jetë duhet ta kryejë një punë. Punën e kryeministrit të Kosovës. Kjo është problem se nuk po e shohim atë në koordinim. Edhe le të na tregojë nëse është apo nuk është që ta dimë me kënd kemi punë. S’kemi ne më kohë për ego e për qefe, a po e merrka Besnik Bislimin gjumi, a po e zë Vucic gjumi. S’kemi ne më kohë për këso sendesh. Situata është alarmante. Këtu e kanë gjetur të shajnë Edi Ramën, atë tjetrin e ti ndalojnë të mos flasin e ashtu kështu. Kjo është më…ende atë Oso Kukën që po i thonë atje në veri e kanë për çka i kemi edhe sanksionet. Mos të habitet dikush. Pa marrë parasysh se çka po flasim ne, një gabim i madh trashanik i Serbisë që i ka dhënë pikë diplomatike kësaj qeverie sesa për ta ne ende nën sanksione jemi. Dihet se çfarë koordinimi kishim. Le ta kryej punën si heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, secili në qeveri dhe secili qytetar që ka detyrë publike”./gazetametro.net