Gazetari Valon Syla ka tallur rëndë interpretimin e partisë në pushtet të VV’së në videon që u vlerësua si propaganduese nga që është publikuar në faqen e tyre zyrtare në rrjete sociale, transmeton Gazeta Metro.
Siç ironizon shpesh Syla as këtë herë nuk kurseu epitetet e as ironinë për videon e publikuar. Ai renditi disa dështime rresht të Vetëvendosjes si krahasim. “Kqyri këta manjakat e VV’së. 2 vjet Qeveri, hala kishe ata në Hagë spe lojnë me punu” ka shkruar ai duke ironizuar me videon e fundit që nxiti reagim në opinionin kosovar.
“Dikur edhe ju kanë besu. Por tash, shtëpijat në Marigonë e dhondurët në burg si Luburni… e Mimoza Kusari njesoj si në atë kohë për privatizime që gjatë protestave e gjujshit me bagla, sot e njejta Mimizë në emër të VV’së i ndal rrogat e arsimtarëve, sindikatave…”
Ai shtoi se këto ‘kopalla’ siç shkroi zor se janë të besueshme në publik pasi janë provuar në pushtet tashmë si në nivelin lokal e qendror.
“Çunu more qitni rrogat, bleni rrymë se ka me na mbulu terri e kemi me u mërrdhi…Juve ju provun në Prishtinë 8 vjet. Edhe 2 vjet në Qeveri. Çunu ndreqne naj punë, edhe shtini hajnat në burg e leni kopallat se as familja e ngushtë mo spo ju beson.”
Ai shtoi se qëndrimi i tij ka qenë konstant për VV’në si e pasinqertë dhe e paaftë por janë bindur edhe votuesi i tyre, “pasi u dogjën”.
“Kam thënë që ju jeni Rrenca edhe Llaskuca. Por bindeni edhe ju, kur djegeni. Nginu VV qitash.”
Videoja kontroverse e publikuar në faqen zyrtare të partisë LVV u publikua sot ku në të u proklamua se e gjithë opozita e sotme politike kosovare u cilësuan si ‘shkatërrues të shtetit’ dhe vetëm ata jo, duke anashkaluar faktin se qeverisin gati dy vite dhe në partneritet për ca kohë me njërën parti opozitare sot, poashtu kishin partneritet opozitar me disa prej tyre sa nuk ishin në qeveri.
Kjo qasje është vlerësuar si polarizuese e shoqërisë kosovare si nga opozita politika dhe shumë në opinionin publik opozitar./gazetametro.net