Loading…

Syla ironizon: Socialista a s’keni rrymë a, ani solidarizohuni qysh dini ju

  • 19/08/2022 | 20:34

Syla ironizon: Socialista a s’keni rrymë a, ani solidarizohuni qysh dini ju

Gazetari Valon Syla përsëri ka goditur Qeverinë Kurti për krizën energjetike që ka kapluar Kosovën ditëve të fundit, duke shtyrë KEDS’in të ndërmarrë reduktime të rrymës, shkruan Gazeta Metro.


Syla fillimisht tallet me ta në këtë mënyrë: “Socialista a skeni rrymë a? Ani solidarizonu qysh dini ju”, për gjoja qëndrimet e tyre të majtiste të solidarizmit.

“Pse mos po gjeni zgjidhje ndonjë zgjidhje të hajrit pahiri”, shkruan më tej ai duke i tallur për jo kompetencë në qeverisjen e tyre.

“Keksa msheft a po hani?”, tha në fund me ironi Syla, duke iu referuar videos virale të deputetit të VV’së, Luan Aliu, që hante keksa fshehurazi në parlament, që i kishte konfirmuar talljet e tij të mëhershme për pseudo nacionalizmin në politikat ekonomike të partisë Vetëvendosje.

Vlen të theksohet se Valon Syla e ka përcjellur për një kohë të gjatë sektorin e energjisë si gazetar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë