Loading…

Syla komenton dorëheqjen e Pupovcit: Njerëzit e mençur dhe të zot po e braktisin Vetëvendosjen

  • 24/11/2022 | 22:30

Syla komenton dorëheqjen e Pupovcit: Njerëzit e mençur dhe të zot po e braktisin Vetëvendosjen

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, duke thënë se ai ka qenë njeri më kompetent në Qeverinë e Kosovës për fushën dhe sektorin e tij, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Syla ka thënë se njerëzit e mençur dhe të zot po e braktisin Vetëvendosjen.

Ai tutje ka thënë se kjoështë shenjë që po tregon dobësim serioz të Albin Kurtit.

“Njeri më kompetent në Qeverinë e Kosovës për fushën dhe sektorin e tij, Dukagjin Pupovci, paska dhënë dorëheqje. Njerëzit e mençur dhe të zot po e braktisin Vetëvendosjen. Kjo është shenjë që po tregon dobësim serioz të Albin Kurtit”, ka shkruar Syla.

Dukagjin Pupovci ka konfirmuar raportimet e Metros se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit.

Pupovci për Gazetën Express tha se dorëheqjen e tij ia ka komunikuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryeministrit Albin Kurti që nga muaji tetor.

Ai tha se arsyet e dorëheqjes janë personale, ndërsa dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur akoma.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”, tha Pupovci. /gazetametro.net

Konfirmohen raportimet e Metros, Pupovci: Ia kam komunikuar Kurtit e Nagavcit dorëheqjen që nga tetori

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë