Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, e ka komentuar emërimin e rrugës në Mitrovicë të Veriut me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjic, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Sylës, nuk ka akoma një shtatore me figurat më të shquara të luftës e historisë në Prishtinë, por paska mundësi me pasë rrugë me emër të një figure serbe.
Ai tutje fajin për këtë ia faturoi kreut të VV’së, Albin Kurtit dhe ministres në detyrë, Fitore Pacolli.
“Nuk po bojkan komandantat e UÇK’s, nuk po bojka Drenica e shqiptaria, nuk po bojka Adem Jashati me pasë diku një shtatore në Prishtinë, por po bojka me pasë rrugë Zoran Gjingjici. Kjo eshte Vetëvendosja e Albin Strujës dhe Fitore Subvencion Pacollit. Jeni njerëz të vegjël. Sepse ai qe nuk i njeh të vetit, nuk mund ti nderoj as te huajt.”, shkroi ai./gazetametro.net