Loading…

Syla komenton mosftesën e SHBA’së: A është ky çlirimi që e kërkonte VV, çlirim nga Amerika

  • 05/11/2021 | 13:11

Syla komenton mosftesën e SHBA’së: A është ky çlirimi që e kërkonte VV, çlirim nga Amerika

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e kanë ftuar Kosovën në Samitin e Demokracisë 2021, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla fillimisht ka cekur që sot janë bërë një vit pa çlirimtarët e mbajtur peng në Hagë, derisa më pas ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në raportet Kosovë-SHBA.

“Kosova e Albin Kurtit arriti të përzinet nga agjenda amerikane dhe të futet bashkë me 1 thes me Serbinë, Republikën Serbe edhe disa aleateve rus në Evropë Lindore. Thjeshtë nuk u ftuam në Samit. Çka po di amerika për Vetëvendosjen e Albin Kurtin që spo e dimë ne?”, është shprehur ai.

Tutje Syla ka pyetur se a është ky çlirimi që kërkonte Vetëvendosje (VV)?

“A është ky çlirimi që e kërkonte Vetëvendosja? Çlirim nga Amerika”, ka thënë në fund ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij pa ndërhyrje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë