Loading…

Syla: Kurti e Osmani neglizhent ndaj ftesave për dialog, politika e tyre s’është në sinkronizim me Washington

  • 08/04/2021 | 19:36

Syla: Kurti e Osmani neglizhent ndaj ftesave për dialog, politika e tyre s’është në sinkronizim me Washington

Gazetari Valon Syla, ka thënë se tani duket qartë se politikat e Kurtit janë në kundërshtim të plotë me ato të Washingtonit, duke shtuar se tani  do kuptohet se Kurti nuk është vetëm ‘’anti-Trump’’, por edhe anti-amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Syla, tha se neglizhenca e Kurtit dhe Osmanit rreth ftesave për vazhdimin e dialogut, tregon qartë se politika nuk është në sinkronizim me Washingtonin.

“Atë që po e bën qeveria e tregon më së miri se vija politike me Uashingtonin nuk është në sinkronizim. Ka gjasa që kjo qeveri të llogaris në rritje të pazarit politik që të nxjerr diçka nga diplomacia e fortë perëndimore, sikur ndoshta intereset parësore, si vaksinat, ose vizat. Duke pasur parasysh që ndalesën për bisedime e kushtëzojnë me prioritete, që në gjuhën kosovare i bie Vaksina ose Viza, tregon për mendësinë e diplomacisë”, tha Syla.

Ai shtoi se të njëjtën gjë kishte bërë edhe Haradinaj ku përmes taksës 100% ndaj Serbisë, kërkonte liberalizimin e vizave.

”Ai po mendon se me reciprocitet i nxjerr vakcinat, sikur Haradinaj që mendonte se i nxjerr vizat me taksën 100%”, shtoi Syla.

Kosovarët dhe qeveria e re kosovare duhet ta kuptojnë se bisedimet janë punë dhe prioritet kosovar, jo vetëm i Uashingtonit, Brukselit apo dikujt tjetër. Tregtimi me bisedime nuk ka pasur sukses. Ka pasur vetëm dështim të qeverive dhe dorëheqje apo shkarkime të qeverive”, shtoi Syla.

Ai gjithashtu shtoi se tani kjo do bëj që të kuptohet se Kurti nuk ishte vetëm anti-Trump por edhe anti-amerikan.

Postimi i plotë:

‘’ Mendojshin ‘intelektualët’ që Kurti ishte vetëm anti-Trump. Tash e shihni, që është anti-amerikan. Ai po mendon se me reciprocitet i nxjerr vakcinat, sikur Haradinaj që mendonte se i nxjerr vizat me taksën 100%. Por, spo e kupton që bisedimet dhe punët me Serbi janë punë tona me i zgjidh, dhe jo punë e amerikanëve që po na shtinë me zor me i zgjidh.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë