Loading…

Syla: Ky është fillimi i fundit të Albin Kurtit

  • 31/05/2023 | 22:14

Syla: Ky është fillimi i fundit të Albin Kurtit

Situata e krijuar në veri është fillimi i fundit të kryeministrit Albin Kurti.


Kështu ka thënë analisti dhe gazetari Valon Syla në emisionin Pressing, duke theksuar se Kurti ka gënjyer vendet partnere të QUINT-it.

Sipas Sylës, Kurti tani po jep shenja dorëzimi, përmes ofrimit të zgjedhjeve të parakohshme, por ka deklaruar se këtë gjë nuk e lejojnë amerikanët.

“Ky është fillimi i fundit të Albin Kurtit. Nuk rrehet QUINT-i. Albin Kurti i ka rrejtë. Albin Kurti po do me ia ofru serbëve zgjedhjet, por s’po e lënë më amerikanët”, ka thënë Syla.

Syla po ashtu ka thënë se Sveçla nuk mund të policojë në veri, pasi që këtë gjë nuk e lejon KFOR-i.

“Që kanë mendu VV-ja që Xhelal Svecla ka me shku me kaçketë me policu veriun sikur Zorani këtu, le ta harrojnë. KFOR- n’punë s’i lënë me shku”, ka theksuar ai. /GazetaExpress

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë