Loading…

Syla: Loja e Osmanit me emblema në Presidencë, shkatërruese për unitetin politik dhe rrezik për konflikt

  • 25/11/2020 | 12:12

Syla: Loja e Osmanit me emblema në Presidencë, shkatërruese për unitetin politik dhe rrezik për konflikt

Analisti politik Valon Syla, ka reaguar pas vendosjes së vulës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, nga ana e Vjosa Osmanit, duke thënë se një vendim i tillë është shkatërrues për unitetin politik dhe rrezik për konflikt në të ardhmen, shkruan Gazeta Metro.


Syla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së Presidentit, duhet të reflektojë unitet.

“Tash me këtë akt, Vjosa Osmani marionetë e Albin Kurtit, që mezi se i shkoj te vorri Rugovës, po pret që e gjithë politika ta sulumoj për simbolikat e Rugovës, e jo për esencën e saj prej një politikane mediokre, adoleshente të pa pjekur politike.”, ka shkruar tutje Syla.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani nuk e kishte pranuar fotografinë e Thacit si President. E la LDK me dorëheqje. Por për perfitime populliste kur e pa që humbi dhe u bë vegël e Vetëvendosjes, po vendos vulën e Rugovës në dokumente zyrtare të Presidencës… si mundet një vulë, ëmblemë që qëndron në LDK të jetë edhe në Presidencë zyrtarisht?

Sjelljet e tilla të mitura politike, përveç që e njollosin ëmblemën dhe protokollin shtetëror… mund të nxisin edhe konflikt politik, sidomos në këtê situatë me Hagën. Nuk i takon Presidencës, përkundrazi ajo duhet të reflektoj unitet. Plus, kjo ndodhë nga një ushtruese e detyrës… që si fuqi gjithëpërfshirëse politike e ka veç 1 deputet, atë Haxhi Avdylin.

Tash me këtë akt, Vjosa Osmani marionetë e Albin Kurtit, që mezi se i shkoj te vorri Rugovës, po pret që e gjithë politika ta sulumoj për simbolikat e Rugovës, e jo për esencën e saj prej një politikane mediokre, adoleshente të pa pjekur politike./gazetametro.net

Vjosa Osmani nuk e kishte pranuar fotografinë e Thacit si President. E la LDK me dorëheqje. Por për perfitime populliste…

Posted by Valon A. Syla on Wednesday, November 25, 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë