Loading…

Syla: Lutfi Haziri e mbrojti LDK’në nga gripi i VV’së, që i kishte kapur partitë e tjera

  • 29/10/2019 | 21:23

Syla: Lutfi Haziri e mbrojti LDK’në nga gripi i VV’së, që i kishte kapur partitë e tjera

Analisti politik Valon Syla ka folur për emërimin e Lutfi Haziri si kryesues i Ekipit Negociator me Vetëvendosjen, ku ka thënë se për këtë të funditështë njëri ideal, që mbërthen të gjitha vijat politike të LDK’së, shkruan Gazeta Metro.


Syla tha se Lufti Haziri është njëri nga personat më të zëshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe se e mbrojti partinë e tij nga ‘gripi i VV’së’.

“Lutfi Haziri është njëri më real dhe i duhuri për këto negociata. Ai ishte më i zëshmi i LDK’së i cili e mbrojti partinë e tij nga gripi i VV’së që i kapi partitë e tjera”, tha Syla në Klan Kosova.

Tutje, Analisti Syla shtoi se Kryetari i Komunës së Gjilanit, është njëri nga protagonistët kryesor të LDK’së në politikë, ku përmendi edhe deklaratën e tij që e quajti Mr.Bean Kurtin.

“Haziri është numër një në politikë nga LDK’ja! Unë mendoj se as për VV’në ky nuk është lajm i keq, edhe pse e qujati Mr.Bean, sepse ky është mendimi i tij, dhe Kurti duhet t’i pranojë dhe të mësohet të flas edhe me anëtarët e partive tjera që mendojn ndryshe, dhe jo të jetë veç ai dhe në rast se nuk mirret vesh të ndahet partia siç e kemi parë me ish-anëtarët e Vetëvendosjes (PSD)”, përfundoi Syla./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë