Loading…
Syla: Marre kombëtare, Flora Brovina të tregojë kush ia dha fotografitë
  • 16/05/2019 | 21:06

Syla: Marre kombëtare, Flora Brovina të tregojë kush ia dha fotografitë

Publicisti Valon Syla ka thënë që është më mirë që deputetja nga radhët e PDK’së të tregojë se kush ia dha fotografitë e vajzës së dhunuar, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një statusi në Facebook, Syla ka thënë se është mirë të dihet fillimi i kësaj skeme, pasi që sipas tij, ajo incion turp kombëtar.

“Për foton dhe marrën kombëtare: I shikova debatet dhe argumentet e Z. Brovina. Ajo shihet se është manipuluar dhe duket se një intelegjencë armiqesore ia ka lëshuar një fotografi me shkathtësinë e tyre për ti diskredituar krimet serbe ndaj shqiptarëve dhe iniciativave të fundit.

Vetëm nese kallxon shpejtë Z. Brovina, kush ja lëshoj fotografinë në dorë… apo prej kah i erdhi mund të jetë fillim hetimit të kësaj skeme që arriti të diskreditoj gjithçka në dhomën më të lartë të shtetit. Cdo vonesë eshtë fitim për kundërshtarët… Një disfatë historike për Kosovën, për shtetin, pushtetin e opozitën. Ditë e rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, deputetja shpalosi një foto për të cilën tha se shihet një grua nga Kosova, duke u dhunuar nga kriminelët serbë në sy të familjes së saj.

Mirëpo, pas kësaj doli se fotografitë janë edhe në një faqe online të Irakut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë