Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, së fundi ka komentuar rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se Vetëvendosje (VV), deri më tani mbetet si favorit në balotazh në 4 komuna, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe zgjedhjet lokalet.
Ai ka thënë se partia në pushtet aktualisht mbetet si favorit në balotazh në 4 komuna.
“Momentalisht Vetëvendosje mbetet si favorit në balotazh në 4 komuna. Në të tjerat figuron si e treta, e ma poshtë. Kot e ka taktikën me Veri”, ka shkruar Syla.
Më poshtë keni postimin e tij. /gazetametro.net