Loading…

Syla: Pa UÇK’në dhe pa liderët e UÇK’së nuk mund të ketë bisedime me Serbinë

  • 01/07/2020 | 21:35

Syla: Pa UÇK’në dhe pa liderët e UÇK’së nuk mund të ketë bisedime me Serbinë

Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se dialog me Serbinë nuk mund të realizohet pa liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Syla ka thënë në Pressing se pa liderët e UÇK’së nuk mund të ketë bisedime me Serbinë, sipas tij ata janë bartësit e luftës dhe duhet të jenë bartës të paqes.

Po ashtu Syla tha se nëse dikush mendon se bisedimet me Serbinë mund të ndodhin në një formë tjetër e ka gabim sepse nuk mund të ketë garanca.

“Ajo që është më rëndësi Të ceket, një fakt i pathënë deri më tani, që pa UÇK’në dhe pa liderët e UÇK’se nuk mund të ketë bisedime dhe se dikush mendon që se në një mënyrë tjetër dhe me garanca krejt tjera nuk mund të ndodhë, mendoj që bartësit e luftës duhet të jenë edhe bartës të paqes”, tha Syla në T7, transmeton Gazeta Metro.

Syla po ashtu tha se Samiti i Paristit pritet të dështon pasi kryeministri Avdullah Hoti nuk do të merr pjesë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë