Gazetari dhe opinionisti Valon Syla, ka reaguar pasi mediet raportuan për rënien e votave të kandidates për deputete nga radhët e Vetëvendosjes (VV’së), Fitore Pacollit, në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Syla me anë të një shkrimi në Facebook ka ironizuar me Pacollin, duke thënë se ajo nuk është as e para as e fundit që djeget nga partia.
“Fitore Pacollit as tenxherja e as baneri si kreu pune. Me duket ja paska lu lojen nana parti. Lajme te kqia nga Prishtina pak vota”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti që të marr vetëm 2 mijë e 072 vota në Prishtinë.
Këto të dhëna dolën nga numërimi i votave në 228 vendvotime në Prishtinë dhe formularëve të publikuar nga KQZ’ja.
Më poshtë keni postimin e tij. //gazetametro.net
Fitore Pacollit as tenxherja e as baneri si kreu pune. Me duket ja paska lu lojen nana parti. Lajme te kqia nga…
Posted by Valon A. Syla on E premte, 26 Shkurt 2021