Gazetari Valon Syla ishte tipik therës në vlerësim e tij të situatës në Kosovë pas krizës së sotme ku Kosova u vlerësua si fajtore nga bashkësia ndërkombëtare. Thumbues e akuzues ishte edhe në retorikën e narracionin se këto kritika nuk janë asgjë, shkruan Gazeta Metro.
S’kishte dyshim Syla në vlerësimin e tij në emisionin Pressing T7 se pasoja do të ketë pasi tani e tutje pas gabimeve rresht e mashtrimeve madje të parterëve tani konsiderohemi si partner i keq i SHBA’së, posaçërisht këtyre që ishin kyç në themelimin e shtetit.
“A mund t’i kushtojë kjo Kurtit, qeverisë së Kosovës dhe vet Kosovës. Natyrisht. Me rrejt elektoratin është lehtë, me i rrejte bashkëpunëtorët është lehtë. Kemi pa ne politikanë që kanë prishë koalicione brenda natës e i tradhtonin partnerët kur i shihnin sondazhet se janë duke ecur para e ju duhej edhe një mandat më shumë. Këto të hakmerren në politikë por një gjë është shumë e rrezikshme, kur e rren sponsorin e pavarësisë, kur e mashtron e nuk i del në fjalë një shteti si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Indikacionet e pasojave i kemi parë tha Syla duke theksuar ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe qëndrimet në Beograd. Ai theksoi se ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ka shpëtuar disa herë kryeministrin Kurti duke i renditur krizat. Kjo nuk ndodhi sot dhe mund të jetë fatale për kryeministrin Kurti, një salto mortale e cilësoi.
“Kjo nuk është salto e parë mortale, asaj që i thonë italianët ku rrotullohesh një a dy herë e bie e the qafën, kjo është ajo e treta e Albin Kurtit në veri. E para ishte ajo për tabelat kur duhej të dilte në 12 të natës ambasadori amerikan të lëshojë tuit për ta amnistuar, se amerikanët janë në këtë anë jo në atë tjetrën, por me këtë politikë veç kur t’i shohim e të na duken si ambasadori Hill në Beograd e do të kenë me Vucic muhabet shumë të mirë.”
Në mbyllje të emisionin Sylës iu kërkua të reagojë ndaj narrativit relativizues të situatës. Ai tha se pikërisht ky qëndrim i Vetëvendosjes na ka sjellë ky jemi të izoluar duke zhvlerësuar çdo vlerë të këtij vendi.
“Kështu duke fol se nuk ka ndodhë asgjë Cufë se nuk ndodhi asgjë kemi mbete pa liberalizim të vizave. Bulliqin e keni bërë kryetar komune, Vjosa u bë presidente, krejt këta që luanin se nuk po ndodhë asgjë që s’lanë send pa e zhvlerësuar, secilën vlerë të këtij vendi e ka hedhë në patos. Vetëvendosja po kush. Çdo i treti qytetar i gjeneratës së re mendon me lëshu vendin me sherri i këtyre kopallave që fliten çdo natë në Kosovë nga njerëz që nuk tregojnë se çfarë po ndodhë po çfarë kanë qef të ndodhë ose shtiren se s’ka gajle se s’na thonë amerikanët asgjë. A e dini çka do të ishte dënimi më i rëndë për ne nga amerikanët. S’na vendosin sanksione si Sllobës në Serbi. Më e keqja është se na le këtu ku jemi. Si atë zhabën që mendon se pusi i vet është më i madhi në vend”./gazetametro.net