Loading…

Syla për pezullimin e vendimit për tiketën 5 euroshe: I ngjanë moteleve, pushimi 5 euro, fjetja 10 euro

  • 22/07/2021 | 22:25

Syla për pezullimin e vendimit për tiketën 5 euroshe: I ngjanë moteleve, pushimi 5 euro, fjetja 10 euro

Gazetari Valon Syla ka komentuar vendimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit sipas të cilit është pezulluar marrëveshja për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.


Syla në Pressing të T7 ka thënë se ky vendim i ngjanë ofertave të hoteleve e moteleve ku pushimi është 5 euro e fjetja 10 euro.

“I përngjane hoteleve, moteleve pushimi 5 euro, fjetja 10 euro. Në Vetëvendosje thonë s’mund të bëjë askush kurrgjë se Albini pyetet për krejt, e kur bëhet ndonjë gabim si ky i Durmishit thonë Albini se ka ditë”, ka thënë Syla.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

“Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: Raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD. Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë