Loading…

Syla për planin francez-gjerman: Kurtit vonë i ra zhetoni, tash një marrëveshje e dobët e mirë i duket

  • 03/11/2022 | 23:05

Syla për planin francez-gjerman: Kurtit vonë i ra zhetoni, tash një marrëveshje e dobët e mirë i duket

Gazetari Valon Syla komentoi planin e ashtuquajtur franko-gjerman rreth përmbajtjes të të cilit po përflitet të cilën e vlerësoi si një të dobët. Ai shtoi së pari se ky hov diplomatike evropiane tregon se nuk ka një plan amerikan tani, transmeton Gazeta Metro.


Syla tha në emisionin Pressing në T7 se po vërehet se nuk ka një plan amerikan për lëvizje para për normalizim- të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Ajo që po shihet një fushatë e diplomacisë evropiane, francezët e gjermanët, e natyrisht amerikanët po i mbështesin fuqishëm e që s’janë autorë të saj, por po e mbështesin një marrëveshje të tillë evropiane pasi nuk e kanë një të tyren momentalisht. Administrata Biden nuk ka plan të vetin adekuat siç dolën francezët e gjermanët me këtë propozimin që po përmendet” tha ai.

Syla tutje shtoi edhe dyshimin e tij për entuziazmin që po tregohet në publik e nga figura politike e nga disa gazetarë për një plan që nuk ka në të asnjë risi, madje regres e riciklim të ideve të moçme, nga ato që po përfliten.

“Po i shohim duke dalë pro këtij plani, e pamë Ramushin doli pro, Edi Ramën pro, po i shohim disa gazetarë që e kanë kap flamurin e që po thonë se kurrë nuk paska pasur ofertë më të mirë më. Po çfarë paska ndryshuar me këtë plan që është shumë më i dobët se të tjerët që të gjithëve po iu pëlqen. Një riciklim i të gjitha gjërave që janë debatuar. Njohje s’ka, asociacioni brenda, garanci për njohje nga 5 vendet e BE’së nuk kemi.”

Syla më tej shtoi se po vërehet nga sjelljet e kryeministrit Kurti se ka një lloj animi pro këtij plani nga ai. Megjithëse, shtoi se ai edhe tani është treguar jo konstruktiv me refuzimin e tij të kërkesave të aleatëve. Ai vlerësoi se nuk e sheh të nevojshme që të mbështesim plane vetëm pse Kurti mund ta mbështesë, i cili në të kaluarën ka gabuar në çdo proces ky negociohej e ardhmja e Kosovës.

“Çfarë paska ndryshuar që tash krejt qeveria Kurti ta merr me entuziazëm. Zajendica brenda është. A duhet ne të gjithë tash si publik të entuziazmohemi që Kurtit i ka ra zhetoni më së voni. Ky që i ka refuzuar të gjitha që nga Rambuje e më pas duhet ne të heshtim se tani i ra zhetoni Kurti tash e po thotë që një ofertë që është shumë më dobët se të tjerat, jo ma e mira qenka. Jo, faleminderit”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë