Gazetari Valon Syla ka reaguar me ironi pas njoftimit të qeverisë kosovare për ndryshim siç e quajtën të vendimit për targat në veri, transmeton Gazeta Metro.
Syla e nis me batutë të rëndë me të parën dhe e shkroi në Facebook pikërisht ashtu siç do të shihet nga të shumë se kjo është një dorëzim e jo një sekuencim e përshkallëzim siç pretendon kryeministri Kurti.
“A u çpordhët a?” Kush po ju mëson kështu? LDK’ja e dëgjueshme a. E more fmiaqa.”
Më tej ai i talli për paaftësi dhe dyfytyrësi partinë VV dhe mbështetësit e saj për atë që shihet si rrahje gjoksi e qasje agresive luftënxitëse. Kjo qasje ishte përcjellë me akuza për partitë sot në opozitë, si frikacake e servile, cak i tyre i shpeshtë LDK’ja.
“Kurti sun’ e majti me SBASHK e pe mban me diplomaci amerikane” shkroi Syla duke u tallur.
Syla e shtoi kritikën pas ironisë duke i tallur për paaftësinë e tyre të të kuptuarit të nuancave të ‘presionit e sugjerimit’ të bashkësisë ndërkombëtare, që siç shkroi i solli ata në pozitë të dalin me ‘brekë të zhytura’.
“Këtu kallxon që s’ka intelegjencë emocionale. Se kish leshu pej në fillim e i kish mbet bile nderi e konstruktiviteti. Tash i bjen që i ka zhyt të brendshmet pandershëm ky ‘Napoleon Baba’ i jonë, Albin Kurti me gjyks të pulës.”
Qeveria e Kosovës doli në pasditen e të premtes me njoftim për modifikimin e vendimit për targat në veri të Kosovës, duke e shtuar një periudhë shtesë të zbatimit që u quajt ‘sekuencim dhe përshkallëzim’ me periudha qortimi fillimisht për ata që s’binden të konvertojnë pastaj gjobitin./gazetametro.net