Loading…

Syla reagon ndaj marrjes në pyetje nga Specialja të Berishës: Po të ishte gazetar në ndonjë vend tjetër nuk do të ishte në Hagë

  • 27/10/2021 | 16:11

Syla reagon ndaj marrjes në pyetje nga Specialja të Berishës: Po të ishte gazetar në ndonjë vend tjetër nuk do të ishte në Hagë

Gazetari Valon Syla ka reaguar rreth marrjes në pyetje të ish- gazetari, Halil Berisha, nga Gjykata Speciale, i cili është duke dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.


Berisha është detyruar të shkojë në Gjykatën e Hagës, e për këtë ka reaguar, gazetari, Valon Syla, duke thënë se Berisha nuk do të ishte në Hagë nëse do të ishte gazetar në ndonjë vende tjetër.

“Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët”, ka shkruar Syla.

Ai tutje ka thënë se fatkeqësisht institucionet e Kosovës kanë heshtur  para arrestimit të një gazetari.

Postimi i plotë:

Reagim publik. Sepse kemi heshtje dhe fshehje të gjithë shoqërisë mediale dhe politike.
Gazetari Halil Berisha po të ishte gazetar dhe shtetas i ndonjë vendi tjetër, që nuk është i ish Jugosllavisë, sot nuk do të ishte në Hagë. Por është i Kosovës, ku Gjykata Speciale ka rregulla speciale edhe për lirinë e shprehjes për gazetarët. Fatkeqësia është që institucionet tona heshtin para arrestimit të një gazetari, ashtu siç heshtin kur Gjykata Speciale ju kërkon garancione për mbrojtje në liri për çlirimtarët që akuzohen atje në Hagë. Ai nuk është dëshmitar, por është i detyruar të jep përgjigje… për një punë që një gazetar nga Brukseli ose nga Haga nuk do të guxohej të merrej në pytje. Puna e Halilit e mediumit ku punon ka qene shume profesionale dhe teper e kujdesshme ne trajtimin e dosjeve qe i kane poseduar. Dosjet te cilat kane rrjedhur nga vete ajo gjykate. Inkompetenca dhe joprofesionalizmi i kësaj gjykate, nuk mund to fajësoj mediat dhe gazetarët. Turp./gazetametro.net

Halil Berisha: Nuk e kam pritur që të ftohem nga Specialja, e bëra punën time si gazetar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë