Analisti, Valon Syla, ka reaguar për reduktimet e rrymës ndërsa ka theksuar se në vendet fqinje nuk ka reduktime të rrymës elektrike por vetëm në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Tutje Syla ka ironizuar me kryeministrin Kurti, të cilit ende nuk i është kthyer shoku i studimeve nga Amerika dhe i cili pati premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë, me fitoren e Vetëvendosjes.
“Hej Albin ‘baba’. Thirre atë shokun e studimeve, at Gjonbalën e 50 milionshit le ti hjek reduktuktimet e rrymës… o kuku bre, çfare jeni ju, veç une ju njoh mirë”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë:
Hej Albin ‘baba’. Thirre atë shokun e studimeve, at Gjonbalën e 50 milionshit le ti hjek reduktuktimet e rrymës… o kuku bre, çfare jeni ju, veç une ju njoh mirë.
A e dini ju poplli i Albin Kurtit që as Shqipëria, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia ska reduktime të rrymës. Veç na populli i aftë i Albin Kurtit. 51%shi.
Nginu Vetëvendosje qitash./gazetametro.net