Loading…

Syla shkakton të qeshura në studio: 12 mijë euro një sondazh, ku po e bëni për çdo natë ka një ju?

  • 12/02/2021 | 09:56

Syla shkakton të qeshura në studio: 12 mijë euro një sondazh, ku po e bëni për çdo natë ka një ju?

Gazetari Valon Syla ka bërë një deklaratë qesharake mbrëmë në emisionin Pressing në T7 pasi që Bleron Baraliu i lidhur live nga Amerika ka thënë se sondazhet po e radhitin Lëvizjen Vetëvendosjen me 55%, raporton Gazeta Express.

“Mos me qenë pak konsvervativ, Vetëvendosje përnime është 55% në sondazhe”, ka thënë Baraliu.

Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Valon Syla.

Deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në studio.

“Një sondazh bën 12 mijë euro, ku po i bëni ato sondazhe çdo natë, 12 mijë euro sondazhi më i lirë”, ka thënë Syla.

Ai ka ironizuar edhe me numrin e mërgimtarëve që Baraliu tha se do të votojnë.

“Shkoni bre se krejt gërrnaqat janë qu kena me ardhë 120 mijë vetë, ku more? Veç PDK edhe LDK e AAK janë 425 mijë vota”, ka thënë Syla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë