Loading…

Syla: Sot i fituam do shpulla të forta që kërcënojnë raportet Kosovë-ShBA

  • 26/05/2023 | 21:31

Syla: Sot i fituam do shpulla të forta që kërcënojnë raportet Kosovë-ShBA

Gazetari, Valon Syla, ka thënë se Kosova sot marrë disa shpulla të forta diplomatike.


Sipas tij, këto reagime nga bashkësia ndërkombëtare rrezikojnë raportet Kosovë – SHBA.

”Sot i kemi fituar disa shpulla të rënda prej departamentit të shtetit që kërcënojnë marrëdhëniet Kosovë-SHBA”, ka thënë Syla teksa përmendi reagimet ndërkombëtare.

Syla ka thënë po ashtu se Kosova e fitoi “një fotografi të Agim Bahtirit”.

”Një Qeveri e cila nuk ka arritë me bë asgjë, as para Ohrit as pas Ohrit, po dëshiron me bë filma, me na tregu që je patriot i madh  Një kryetar që hynë në vend pune me 500 policisë dhe takohet me Agim Bahtriti dhe kjo Kosovën ka me i kushtu”, ka thënë Syla në Pressing të T7.

”Kjo qeveri e ka një kompleks të madh, kompleks të patriotizmit”, ka deklaruar Syla duke thënë se njerëzit e VV-së nuk e kanë treguar vetën kur është dashur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë