Dje Kosova u “trondit” nga njoftimi i KEDS se do të fillojë përsëri reduktimi i rrymës, nga dita e hënë. Shoqëria civile megjithatë heshti gjatë këtij 24-orëshi, duke shtyrë gazetarin Valon Syla të reagojë ndaj tyre, shkruan Gazeta Metro.
Syla u kap me lobistët e energjisë së gjelbër, të cilët kategorikisht janë kundër shfrytëzimit të thëngjillit në Kosovë, paçka se kjo e fundit është e pasur me të.
“Ku jeni ju lobistat e green energy. Green is cool. Keni met pa rrymë për Sonny Playstation a. Joystickat a po ju punojnë?”, shkroi Syla në Facebook.
Ai pastaj ua përmendi atyre edhe heshtjen e këtyre ditëve: “Çka jeni shukatë? Janë ndalë fondet a? Pa fonde sfolni ju.”/gazetametro.net