Loading…

Syla: Vendimi i KQZ’së për numërim të ri të votave pas ankesës së VV’së është skandal

  • 30/10/2019 | 17:33

Syla: Vendimi i KQZ’së për numërim të ri të votave pas ankesës së VV’së është skandal

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që ka pranuar ankesën e Vetëvendosjes për numërimin e votave të ardhura më vonesë nga diaspora, ka reaguar analisti politik Valon Syla, duke e qujatur këtë vendim skandal i cili spas tij tregon jo kompetencën dhe gjykimin jo objektiv, shkruan Gazeta Metro.


Syla ka thënë se ky vendim është njëjtë sikur qytetarët që votuan deri në ora 19:00 të kenë të drejtë të votojnë edhe ditëve tjera.

“Kjo i bjen sikur të gjithë ne, që skemi votuar me deri në ora 19:00 ditën e zgjedhjeve, të na lejohet të votojmë më vonë më pas ose orëve e ditëve tjera e deri më sot”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Skandal: Vendimi i fundit i Supremes tregon jo kompetencën dhe gjykimin jo objektiv. Kjo i bjen sikur të gjithë ne, që skemi votuar me deri në ora 19:00 ditën e zgjedhjeve, të na lejohet të votojmë më vonë më pas ose orëve e ditëve tjera e deri më sot.

Është ligji i zgjedhjeve saktësisht që e përcakton… kjo përpos që është shkelje e rëndë e drejtësisë dhe rregullit të demokracisë, tregon edhe flirtin e Gjykatës Supreme me pushtetin e ri.

Kujtojmë që Supremja pas kësaj ankese ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ’në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë