Loading…

Sylë Tahirsylaj tregon kur do të bie borë në Kosovë

  • 03/11/2019 | 11:51

Sylë Tahirsylaj tregon kur do të bie borë në Kosovë

Temperaturat në vendin tonë pritet të ulen dukshem nga gjysma e muajit nëntor, ndërsa reshjet e borës mund të fillojnë pas datës 19, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka bërë të ditur profesori universitar, Sylë Tahirsylaj.

Ai thekson se ditë më të ftohta na presin nga gjysma e muajit nëntor.

“Do të ketë ndryshime të temperaturave pasi po i afrohemi stinës së dimrit. Prej datës 19 nëntor pritet të ketë ulje të temperaturave. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5 në 7 gradë Celsius, ato më të larta ditore nga 18 deri në 23 gradë Celsius. Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit në shpejtësi deri në 8 metër për sekondë”, thekson Tahirsylaj.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se nga data 19 nëntor mund të ketë edhe reshje bore, por që do të jenë të paqëndrueshme.

“Mund të ketë reshje bore ka 19 nëntori por të paqëndrueshme”, thekson Tahirsylaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë