Loading…

Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të rikthehen reshjet e shiut

  • 04/07/2019 | 16:09

Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të rikthehen reshjet e shiut

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj bën të ditur se nga e hëna në vendin tonë do të ketë reshje shiu, shkruan Gazeta Metro.


Ai thekson se nga dita e premte deri të hënën nuk do të ketë të reshura atmosferike, mirëpo temperaturat minimale do të luhaten nga 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-32 gradë Celsius.

“Këto temperatura janë të pranueshme në bazë të të dhënave historike, pasi muaji më i nxehtë është muaji korrik”, ka thënë ai.

Tahirsylaj theksoi po ashtu se nga dita e hënë ka reshje të dobëta shiu por temperaturat do të jenë si në javën që po lëmë pas.

“Këto reshje kanë efekte pozitive në kushtet hidrike të tokës dhe përcillen tek nivelet e ujë-nxjerrësve për nevojat e qytetarëve”, ka thënë Tahirsylaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë