Loading…

‘Synimi i tyre i parë për të na mashtruar’: Besimi në media më poshtë se kurrë në SHBA

  • 22/01/2021 | 14:02

‘Synimi i tyre i parë për të na mashtruar’: Besimi në media më poshtë se kurrë në SHBA

Besimi në mediat tradicionale në SHBA ka rënë më poshtë se asnjëherë më parë. Besimi në institucione dhe media nisi të shpërbëhet para një dekade, e tani, për shumë milionë qytetarë amerikanë nuk kanë fare sipas sondazhit të bërë rishtas, transmeton Gazeta Metro.


Për herë të parë më shumë se gjysma e amerikanëve kanë besim në mediat tradicionale, sipas të dhënave nga Barometri i Besimit të Edelman të publikuar ekskluzivisht për portalin amerikan Axios.

Besimi në mediat sociale po ashtu është më keq se asnjëherë më parë, vetëm 27 % ju besojnë.

Sipas sondazhit të Edelman 56 për qind e amerikanëve pajtohen me deklaratën se “gazetarët dhe reporterët me qëllim po përpiqen të mashtrojnë njerëzit me fjali që janë të vetëdijshëm që janë false apo të zmadhime të tepruara”

58 për qind e tyre mendojnë “se shumica e organizatave të lajmeve më shumë brengosen me mbështetjen e një ideologjie apo qëndrimi politik më shumë sesa informimin e publikut.”

Kur organizata Edelman i ri anketoi amerikanët pas zgjedhjeve, shifrat kishin rënë edhe më poshtë, me 57 për qind të demokratëve që ju besojnë mediave dhe vetëm 18 për qind të republikanëve.

Këto shifra nuk janë reagim i luftës së Donald Trump ndaj lajmeve të rreme, këto shifra korrespondojnë në të gjithë botën.

Si një ‘gjuetare’ e spekulimeve rreth vaksinës, Heidi Larson, i ka thënë Axios se “nuk kemi problem me dezinformim, ka problem me besueshmërinë.”

Organizatat e lajmeve historikisht janë bazuar në të hyra nga reklamimi, dhe këto para me shumicë tani po rrjedhin drejt Google dhe Facebook, që ka krijuar dobësim të institucioneve që ka reflektuar edhe në të dhënat rreth besueshmërisë.

Mosbesimi në media tani është bërë pjesë e zakonshme e identitetit të shumë amerikanëve, diçka që nuk i detyroi askush dhe nuk mund të bind dikush tjetër për të hequr./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë