Loading…

Synohet arresti shtëpiak: Ish-presidenti Thaçi kërkon zgjatjen e afatit për shqyrtimin e paraburgimit

  • 06/11/2021 | 15:34

Synohet arresti shtëpiak: Ish-presidenti Thaçi kërkon zgjatjen e afatit për shqyrtimin e paraburgimit

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi në Hagë në krye me Gregory Keohe ka bërë kërkesë në Gjykatën Speciale që t’i mundësohet shtyerja e afatit për dërgimin e parashtresave për rishikimin tjetër të paraburgimit.

Kërkesën në fjalë, mbrojtja e Thaçit e ka arsyetuar me faktin se janë duke mbledhur dokumente që do të mbështesin kërkesën e tyre për lirim në arrest shtëpiak, shkruan lajmi.net.

Madje thonë se materiali në fjalë që synohet të mblidhet do të jetë shumë i rëndësishëm për Gjyqtarin Paraprak në marrjen e vendimit të rishqyrtimit të paraburgimit.

“Ekziston një arsye e mirë për zgjatjen e kërkuar. Në dritën e gjetjeve të Dhomës së Apelit, Mbrojtja kërkon kohë të mëtejshme për të mbledhur dokumente në mbështetje të lirimit të përkohshëm të z. Thaçi, veçanërisht në lidhje me fizibilitetin e arrestit shtëpiak. Një material i tillë do t’i ndihmonte gjyqtarit të procedurës paraprake në shqyrtimin e paraburgimit të z. Thaçi”, thuhet në parashtresën e avokatit Keohe.

E për t’u marrë parasysh kërkesa në fjalë, në bazë të ligjit, Thaçi duhet të heq dorë nga e drejta e rishikimit të paraburgimit çdo dy muaj, që është bazë fundamentale e funksionimit të Tribunalit.

Keohe në pikën e fundit të parashtresës ka konfirmuar se Thaçi e ka bërë një gjë të tillë, në atë formë që të shtyhet afati për dërgimin e parashtresave.

“Marrja parasysh e zgjatjes së kërkuar kërkon heqjen dorë nga e drejta e z. Thaçi për rishikimin e paraburgimit në baza dy mujore, në përputhje me nenin 41(10) të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar dhe Rregulla 57(2) e Rregullores, Mbrojtja konfirmon se, në mënyrë të jashtëzakonshme, z. Thaçi heq dorë nga e drejta për rishikimin e paraburgimit”, ka konfirmuar Keohe.

Afati fillestar i Prokurorisë për dërgimin e parashtresave për rishikimin e paraburgimit ishte 8 nëntori, teksa kërkesa e mbrojtjes është që i njëjti të shtyhet deri më 16 nëntor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë