Tomas Szunyog, ambasadori i Bashkimi Europian në Kosovë, ka reaguar pas takimit të zhvilluar në zyrat e BE’së me ambasadorin e SHBA’së, Jeff Hovenier, si dhe me kryetarët e Zveçanit, Ilir Peci, dhe me atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, duke u shprehur i lumtur që ka pritur në takim ata, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka thënë se gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës.
Ambasadori i BE’së, ka thënë se, së bashku me ambasadorin amerikan kanë kërkuar nga kryetarët e komunave veriore që të tregojnë përmbajtje dhe të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën.
Postimi i plotë:
Po ashtu, ai ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e kryetarëve të Leposaviqit dhe atij të Mitrovicës së Veriut, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se ndjen keqardhje që këta dy të fundit s’ishin pjesë e takimit.
I lumtur të pres sot në zyrën tonë ambasadorin e SHBA-së, Kosovën dhe kryetarët e sapozgjedhur të Zveçanit, z. Ilir Peci dhe Zubin Potok, z. Izmir Zeqiri, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës.
Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen. /gazetametro.net
🧵Happy to host @USAmbKosovo and the newly elected mayors of Zvecan/Zveqan, Mr Ilir Peci, and Zubin Potok, Mr Izmir Zeqiri in our office today, with whom we discussed the current developments in northern 🇽🇰Kosovo.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 29, 2023