Loading…

Ta lësh popullin në baltë

  • Nga

  • MUHAMET H. BYTYÇI

  • 20/03/2020 | 16:27

Ta lësh popullin në baltë

Ta lësh Kosovën pa qeveri për shkak të tekeve të dikujt që nuk pranueka mendim ndryshe nga ministrat e tij, është papergjëgjsi e madhe. Nuk do ta quja tradhëti, ka kohë që jam distancur nga ky fjalor, por dezertim flagrant po.


Shkruan: Muhamet H. Bytyçi

Republika e Kosovës sikurse edhe shumë vende të botës sot po ballafaqohen me një krizë të thellë. Covid 19 ka fituar terren dhe shqetësimi për këtë pandemi po rritet dita e ditës e bashkë me të edhe numri i viktimave.
Askush nuk priste rrokada në Qeveri në një situatë të tillë. Kosova ka pasur Qeveri të korruptura e të papërgjegjshme në të kaluaren, por një Qeveri që në krizë e lë popullin në baltë po e shohim fatkeqsisht vetëm tani.
Por ajo që dua të theksoj në këtë shkrim është që Kryeministri që tashmë e ka humbur shumicën në Kuvend bëri tri gabime serioze.
Gabimi i parë e që po duket edhe ja “hengri kokën” është arroganca përballë partnerit kryesor të Kosovës, aleatit më të madh në Perendim, Shteteve të Bashkura të Amerikës.
SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës, janë angazhuar në procesin e dialogut në Rambuje, në luftën për largimin e Armatës Jugosllave dhe përmes Intervenimit të NATO-së, ku SHBAtë kishin rolin kyç Kosova e fitoi Luftën. Një ënderr e madhe e bërë realitet!
Por edhe pas çlirimit, pas vitit 1999 gjatë 20 viteve në liri, mendoj se duhet të ju rikujtohet që SHBA-ja kanë bërë më shumë se çdo vend tjetër për të mbështetur Republikën e Kosovës në ndërtimin si një vendi i ri, në ndërtimin e demokracisë, ndërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit, ka mbështetur projektet e Kosovën për siguri dhe kanë ndihmuar në sigurinë e Kosovës.
SHBA-ja në mënyrë aktive e kanë mbështetur tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri e shumë projekte të tjera me rëndësi për vendin tonë!
T’i trajtosh kërkesat e një shteti mik si SHBA-të me kaq pak seriozitet siç ishte rasti për taksën dhe rikthimin në Dialog me Serbinë, duke provuar të imponosh rregulla që kënaqin egot e brendshme është tragjike për një Qeveri të një vendi të vogel si ne!
Gabimi i dytë është ndërtimi i partneritetit nga Kryemninistri me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kryeministri harroj se kur je në maje ke privilegj me t’u japësh udhë gjerave, por në të njëjtën kohë ke edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e tyre.
Mosbesimi në ndërtimin e partneritetit qeverisës i ndërtuar ndër vite, por i reflektuar në 45 ditë qeverisje e solli Qeverinë e re buzë rënies. Mocioni i nisur nga LDK është veprimi i vetëm për të rujtur dinjitetin e një partie që ka mbi 30 vite aktivitet politik.
Të shkarkosh një minister të partnerit në kundërshtim me marrëveshjen, pa paralajmërim e me arogancë është dëmtim i madh i partneritetit. Është tallje me partnerin!
Shkarkimi i Agim Veliut, njërit nga 3 apo 4 njerzit më të rëndësishem të LDK së, është goditje për shkatërrim. Ai nuk është Rozeta Hajdari, një ministre e po kësaj Qeverie pa ndonjë kontribut politik e partiak e as Haki Abazi zëvendëskryeministëri pa kapital partiak e politik.
Agimi është nga aktivistët që është rritur e pjekur me LDK në. Ai ka sakrifikuar për LDK-në u plagos në aktivitete të saj dhe LDK-ja nuk e lë të kaloj në heshtje kjo goditje.

Goditja që kryeministri i bëri partnerit, i cili edhe e votoj e bëri kryeminister, duke shkarkuar ministrin për një fjalë goje është test sa duron LDK-ja! Por ky është gabim. Gabim sepse në skenën politike në Kosvë me një sistem elektoral të tillë, është e vështirë të ndërtosh qeveri sipas tekeve të një përsoni apo një partie. Mbase ky lloj sistemi edhe e ka frenuar arrogancën e liderëve edhe në të kaluaren e edhe tash, duke i bërë të ecin me këmbë në tokë.
Gabimi i tretë është koha kur po ndodh kjo rrokadë. Pra në kohen kur bota po shqetësohet për pandeminë dhe është mobilizuar për menaxhimin e saj, lidershipi i Kosovës gjen kohë për përplasje me aleatin kryesor të Republikës tonë SHBA-të dhe gjenë kohë për shkarkime e garë politike. Të bësh lojëra politike në kohën kur rrezikun e kemi në shtëpi është dezertim me detyrat që t’i ka besuar populli.
Nuk bësoj që ka rëndësi kush jeton e mbijeton në politkë, sot po luftohet për mbiejtesën si popull.
Krejt në fund, përtej gabimeve e broçkullave të politikanëve kosovarë, sot s’ka asgjë më të rendësishme se sa të rrimë në shtëpi, të mos dalim pa nevojë, të jemi solidarë me njëri-tjetrin, me ata që kanë më së shumti nevojë.
Ta ndjekim shembullin e njerëzve që solidarizohen me të dobëtin e jo shembullin e kabinetit tonë qeveritar që shfrytzoj pushtetin për të bërë analiza për veten e duke i lënë mjekët e Komunës së Vitisë në karantinë pa analizat e nevojshme e popullin në baltë pa qeveri!

(Autori është Master ne Politika Publike dhe Menaxhim. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazeta Metro.)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë