Loading…

‘Ta luajmë një finale të madhe në Rumani’, Thaqi: Ndeshje e vështirë, por edhe ne kemi synimet tona

  • 25/10/2022 | 15:15

‘Ta luajmë një finale të madhe në Rumani’, Thaqi: Ndeshje e vështirë, por edhe ne kemi synimet tona

Skuadra që po shkruan historinë e futbollit kosovar në arenën europiane, Ballkani, ndeshjen e radhës në Conference League e luan kundër Slavia Prague. Në një prononcim për Gazeta Metro para këtij takimi ka folur mbrojtësi, Armend Thaqi. Ai thotë se përkundër faktit që nuk janë favorit në këtë duel do të synojnë të arrijnë më të mirën.


Të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë përveç rezultatit, çka i duhet më së shumti Ballkanit është edhe mbështetja e tifozëve e Armend Thaqi ndër të tjerash tha se ”shpresojmë t’i gëzojmë sepse e meritojnë”.

Golashënuesi më i mirë i suharekasve në ndeshjet në grupe fillimisht tha se do të jetë një përballje jo e lehtë ndaj skuadrës çeke, derisa e cilësoi kundërshtarin më të fortë në grup.

”Ne do të luajmë mund të them kundër skuadrës më të fortë në grup për shkak se edhe pse i kemi pikët e barabarta me Slavia Prague mendoj se janë skuadra me nivelin më të lartë në grup. Na pret një ndeshje shumë e vështirë të enjten mirëpo jemi vendas dhe edhe ne kemi synimet tona, kemi objektivat tona kështu që shpresoj të arrijmë më të mirën,” tha ai për Gazeta Metro.

Kampioni në fuqi i Kosovës në Çeki bëri një paraqitje dinjitoze, megjithatë në fund u mposhtë me rezultat 3-2. Thaqi thotë se tani kanë arritur t’i kuptojnë më mirë pikat e tyre të rrezikshme, ndërsa përmendi ‘problemin’ që e ka përcjellë skuadrën me raste të humbura.

”Normal me secilin kundërshtar që jemi ndesh e dimë se ku i ka ndoshta ato pikat ku janë më të rrezikshëm. Pra, e njohim edhe skuadrën e Slavias jemi përgatitur këto ditë dhe kemi edhe dy ditë kohë ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresojmë të bëjmë paraqitje sa më të mirë.”

”Gjithashtu, shpresoj t’i shfrytëzojmë ato mundësitë që po na jepen për shkak se po krijojmë mundësinë mirëpo nuk realizojmë. Ndërkaq, të enjten shpresoj se të realizojmë dhe të na çelen rrugët ta luajmë një finale të madhe në Rumani,” tha ai.

Slavia Prague të dielën ‘demoloi’ rivalin e qytetit, Slavia Prague në kuadër të Superligës së Çekisë. Lidhur me këtë ballafaqim 30-vjeçari deklaroi se e kanë shikuar vetëm përmbledhjen e ndeshjes, por sipas tij ndeshjet në Europë dallojnë me ato kampionale.

”E kemi parë rezultatin dhe përmbledhjen e ndeshjes sepse nuk kemi mundur ta shikojmë të gjithë takimin. Slavia është skuadër favorite në vendin e vetë dhe ka bërë një fitore shumë të madhe. Por, këto ndeshjet në Europë janë ndeshje të tjera dhe ne jemi në terrenin vendas jemi të motivuar maksimalisht,” tha ai për Metron.

Në fund, ish-mbrojtësi i Prishtinës pret mbështetje maksimale nga tifozët edhe pse theksoi që i kanë zhgënjyer në ndeshjen e fundit ndaj Sivasspor.

”Mendoj se tifozët duhet të na përkrahin edhe pse i kemi zhgënjyer ndeshjen e fundit për shkak që mundëm ta fitojmë ndeshjen kundër Sivasspor mirëpo nuk e arritëm. Shpresoj të enjten të na përkrahin në mënyrën më të mundshme edhe ne shpresojmë që në fund të fundit t’i gëzojmë sepse e meritojnë pasi na kanë mbështetur gjatë gjithë ecurisë në garat europiane,” përfundoi ai për Gazeta Metro.

Pas katër xhirove të para, Ballkani zë vendin e fundit në renditjen tabelore me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague që ka goldiferencë më të mirë. Ndërsa, me nga shtatë pikë dy vendet e para i ndajnë Sivasspor dhe CFR Cluj. /gazetametro.net

Zyrtare: Komisioni i Garave shtyn ndeshjen Ballkani-Prishtina, kjo është arsyeja

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë