Loading…

“Ta ndihmojmë Prindonin”, Zotëriu i Parë sqaron pse i kërkoi 396 eurot nga shteti

  • 06/12/2021 | 21:16

“Ta ndihmojmë Prindonin”, Zotëriu i Parë sqaron pse i kërkoi 396 eurot nga shteti

Zotëriu i Parë i Kosovës Prindon Sadriu ka reaguar pasi kishte marrë 396 euro nga shteti për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Sadriu lajmet për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore, i ka quajtur ‘lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës’.

” Teme nuk behen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7.000 euro ne muaj nga ish ministra te jashtem, teme nuk behen as kerkesat per mbulim te shpenzimeve shendetesore te ish diplomateve te emeruar politikisht te cilet vazhdojne te sjellin fatura shendetesore ne MPJD me jave e muaj pas perfundimit te mandatit ne sherbimin e jashtem”, ka shkruar ndër të tjerash Sadriu në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

REAGIM ndaj lajmeve tendencioze dhe shtremberimit te se vertetes
Sot ne medie jane shperndare lajme tendencioze per rimbursimin e shpenzimeve shendetesore te para 1 viti dhe jane shperndare informata shendetesore e personale ne kundershtim me ligjin ne fuqi.
Ekziston perkufizim i qarte në Udhëzimin Administrativ 04/2015 te MPJD-se [Per sigurimet shendetesore ne misionet diplomatike e konsullore te Republikes se Kosoves] i cili rregullon ceshtjen e mbulimit te shpenzimeve shendetesore per gjithe diplomatet dhe anetaret e sherbimit te jashtem. Ministria e puneve te jashtme ka mbuluar shpenzimet shendetesore te diplomateve te saj nga viti 2008. Por, per dallim nga disa diplomate e miltante partiak te cilet kane shpenzuar dhjetera mijera euro shpenzime shendetesore pergjate viteve te kaluara ne sherbimin e jashtem, e disa me mijera euro shpenzime pergjate nje muaji, teme nga portalet e caktuara qe kane agjende parapolitike behen 300 e sa euro te rimbursuara nga une pergjate 6 muajve.
Teme nuk behen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7.000 euro ne muaj nga ish ministra te jashtem, teme nuk behen as kerkesat per mbulim te shpenzimeve shendetesore te ish diplomateve te emeruar politikisht te cilet vazhdojne te sjellin fatura shendetesore ne MPJD me jave e muaj pas perfundimit te mandatit ne sherbimin e jashtem. Teme nga portalet fabrikuese nuk behet as moskthimi i pasurise se Ambasadave (telefona mobil, llaptop e gjesende tjera) nga ish diplomatet te cileve iu ka perfunduar mandati, e te cilat kapin vleren e mijera eurove.
Prandaj, ritheksoj se kerkesa per shpenzime eshte e bazuar ne Udhezimin Administrativ 04/2015 [Per sigurimet shendetesore ne misionet diplomatike e konsullore te Republikes se Kosoves] dhe ne procedurat administrative te Ministrise se Jashtme te cilat perfshijne se paku 4-5 filtera administrativ perfshi aprovimet e mbikqyresit te drejtperdrejt, Sekretarit te Pergjithshem dhe verifikimit nga certifikuesi i MPJDse i cili siguron qe secila kerkese eshte ne perputhje me kuadrin ligjor dhe procedurat administrative. Udhezimi dhe kuadri ligjor qe rregullon kete ceshtje eshte lehte i qasshem per publikun ne webfaqen e MPJD-se.
Prandaj, eshte e ulet dhe tendencioze te plasohen lajme te tilla ne portale te cilat nuk bazohen ne te verteten. Kete te vertete keto portale kane mundur shume lehte ta sqarojne me Ministrine e Puneve te Jashtme per te mesuar si se qendrojne rregullat per sigurime shendetesore dhe cilat jane shpenzimet shendetesore te misioneve tona diomatike e konsullore dhe ato te diplomateve tane, vec e vec. Por, duket qarte, qe e verteta atyre nuk ju intereson, ju intereson vetem qellimi per te fabrikuar lajme te paverteta e tendencioze.
Ka shume misione diplomatike e konsullore te cilat paguajne mijera euro shpenzime mujore ne sigurime shendetesore, kjo nderkaq nuk qendron ne Ambasaden ne Shkup. Ambasada e Republikes se Kosoves ne Shkup ka ulur rreth 7 fish shpenzimet e saj operative qe nga korriku i ketij viti. 7 fish. Disiplina financiare dhe kursimi i parase publike ka qene dhe mbetet parim i perditshem i punes time dhe ekipit qe udheheqe ne kete Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk isnte rasti ne te kaluaren./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë