Agjendën e Kosovës sot nuk është e mundur ta parashikosh, sepse bashkësia ndërkombëtare e cila ka imponuar marsin si kohë për nënshkrimin e të ashtuquajturës marrëveshje gjithëpërfshirëse, në ndërkohë e ka humbur konceptin unik për zgjidhjen për Kosovën, ka thënë opozitari serb Boris Tadic, transmeton Gazeta Metro.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadic ka thënë se tash do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin evropian, e pas kësaj do të formohet Komisioni i ri Evropian, e me këtë edhe ekipi i ri i negociatorëve ndërkombëtarë.
“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, me të cilën (kryetari i Serbisë Aleksandar) Vucic ka vënë sistemin juridik të Kosovës së pavarur edhe në beri të krahinës dhe pasi që ky pushtet i ka vendosur bisedimet për statusin në nivel të shefave të shteteve në Bruksel, hapësira manovruese e Serbisë është ngushtuar dramatikisht… është vështirë të ofrohet një platformë e qartë në rrethanat e politikës jostransparente të Vucicit për Kosovën, sepse askush me siguri nuk mund të thotë se cili është pozicioni i Serbisë në këtë çast dhe këto shtatë vite për çka e si është biseduar e çka është premtuar prapa perdeve”, ka thënë Tadic për ‘Novi magazin’, transmeton “Danas”./gazetametro.net