Loading…
Tadic: Të huajt po kërkojnë heshtje nga opozita, sepse Vucic e ka premtuar Kosovën
  • 16/06/2019 | 16:19

Tadic: Të huajt po kërkojnë heshtje nga opozita, sepse Vucic e ka premtuar Kosovën

Kryetari i dikurshëm i Serbisë (2004-2012) Boris Tadic, lideri i Partisë socialdemokrate të Serbisë në opozitë, ka thënë se “të huajt po kërkojnë nga opozita (serbe) të mos e shqetësojnë publikun, sepse kryetari aktual (i Serbisë, Aleksandar Vucic) ka premtuar Kosovën”, transmeton Gazeta Metro.

Tadic në një intervistë për numrin e së dielës të gazetës “Blic” ka thënë se askush nuk mund të thotë se kur do të jetë zgjidhja e problemit të Kosovës, por më me rëndësi e sheh se si do të jetë ajo zgjidhje.

Ai ka thënë se angazhohet për zgjidhje “me krijimin e dy entiteteve në Kosovë” dje për “daljen nga konflikti i ngrirë”.

Tadic ka shtuar se “kurrë nuk do të pranonte zgjidhjen e atyre të cilët me premtimin për servilitet rreth çështjes së Kosovës kanë ardhur në pushtet e të cilëve… ruajtja e interesave personale dhe pushtetit… është mbi ruajtjen e interesave nacionale”, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë