Loading…

Tahiri: Angazhimi kyç i Qeverisë Veseli do të jetë lufta kundër korrupsionit

  • 22/08/2019 | 21:46

Tahiri: Angazhimi kyç i Qeverisë Veseli do të jetë lufta kundër korrupsionit

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherësh ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kadri Veseli është njeriu i vetëm i cili mund t’i prijë luftës kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në Kosovë. Ai shtoi se angazhimi kyç i Qeverisë Veseli do të jetë pikërisht në këtë drejtim.

Ministri Tahiri tha se Kadri Veseli ka ekipin më të mirë për të udhëhequr vendin, në të gjitha fushat e qeverisjes.

Në debatin që u zhvillua në RTK lidhur me sistemin e drejtësisë, Tahiri tha se lista zgjedhore e PDK-së do të jetë e pastër dhe asnjë njeri që ka problem me ligjin nuk do të zërë vend në këtë listë.

“Jemi të vetmit që e kemi dëshmuar se mund ta luftojmë korrupsionin. Ka njerëz që e kanë keqpërdorur dhe kanë abuzuar me besimin e PDK-së, mirëpo përgjegjësia penale është individuale”, theksoi Tahiri, duke shtuar se këta njerëz në asnjë rrethanë nuk mund të jenë në listën zgjedhore të PDK-së dhe në pozita vendimmarrëse.

Po ashtu, ministri Tahiri ka drejtuar akuza edhe për qeverisjen e Isa Mustafës.

Ai tha se lajmi më i mirë për sistemin gjyqësor ka qenë rënia e qeverisë Mustafa dhe largimi i Avdulllah Hotit nga menaxhimi i financave të shtetit. Sipas Tahirit, ajo ka qenë një periudhë e bllokimit të rekurtimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë