Loading…

Tahiri: Dështuam me liberalizimin e vizave (Video)

  • 12/01/2017 | 22:00

Tahiri: Dështuam me liberalizimin e vizave (Video)

Ministrja për Dialog , Edita Tahiri konsideron se dështimet më të mëdha të Kosovës si shtet për vitin 2016 janë mos liberalizimi i vizave dhe zhvillimi i ulët ekonomik.


Koordinatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ vlerësoi se Republika e Kosovës nuk ka realizuar disa nga pritjet më të mëdha që sipas saj janë liberalizimi i vizave dhe ulja e papunësisë.

“Për sa i takon dështimit do të thoja liberalizimi i vizave sepse pritjet kanë qenë të mëdha por ne e dimë që kushti kryesor ishte demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Mali të Zi dhe sic po e shohim nuk u arrit. Unë mendoj që fakti që ende nuk kemi bërë një zhvillim substancial dhe papunësia nuk ka arritur të zgjidhet , sigurisht nuk mund të llogaritet sukses” tha Tahiri.

Ndërkaq si suksese të Kosovës për vitin e kaluar, Ministrja Tahiri renditi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe miratimin e ligjit për Trepçën.

“Për mendimin tim, suksesi më i madh i Kosovës për vitin 2016 është MSA-ja me Bashkimin Europian që ka shënuar vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes të Shtetit të Kosovës dhe BE-së në kuadër të vizionit Euro-Atlantik të shtetit tonë”, konstatoi Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë