Loading…

Tahiri ‘godet’ Kurtin: Duhet të mbahet përgjegjës për de normalitetin e viteve që po vijnë

  • 19/03/2023 | 15:29

Tahiri ‘godet’ Kurtin: Duhet të mbahet përgjegjës për de normalitetin e viteve që po vijnë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së mbrëmshme në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për implementimin e aneksit të propozimit europian, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se kryeministri kosovar, Albin Kurti, duhet të mbahet përgjegjës për de normalitetin e viteve që po vijnë.

”Për më shumë se një dekadë, Albin Kurti ua ka mohuar dy milion qytetarëve të Kosovës një normalitet shoqëror e politik, duke premtuar ndryshime radikale në dialogun me Serbinë, si shtegun më të afërt për të ardhur në pushtet.
Tash që ka bërë marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, edhe pse s’do të mund t’ia kthejë Kosovës vitet e humbura, ai duhet të mbahet përgjegjës për de normalitetin e viteve që po vijnë. Me këtë marrëveshje, atij duhet t’i kërkohet llogari politike dhe do t’i kërkojmë llogari, mbi një numër të madh temash e obligimesh, pas së cilave e ka lidhur Kosovën,” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje, deputeti i PDK’së ka potencuar se Kurti tani ka hapur dyert e dilemave të cilave sipas tij nuk do të mund t’iu shpëtojë me deklarata.

”Pavarësisht pretendimeve për t’iu dhënë tjetër emër, gjërave shumë të qarta si zajednica e autonomia politike për serbët, nga dita e djeshme, që të dyja e kanë vulën e Albin Kurtit. Marrëveshja e tij me Vuçiqin, jo vetëm që nuk është e plotë për shkak se nuk i ka sjellë Kosovës as njohje, as funksionalitet, por është e pa përmbyllur sepse i ka hapur dyert dilemave të cilave Albin Kurti nuk do të mund t’iu shpëtojë me deklarata,” ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Abelard Tahirit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë